Ilustrim
Shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq, 13 persona dërgohen në QKUK
13.1.2024 - 20:47
13 persona janë dërgur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e djegieve që kanë marrë nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Laura Nushi, e cila thotë se katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
“Doktori kujdestar i QKUK-së ka thënë se katër prej tyre e kanë gjendjen më të rëndë mirëpo të njejtit janë ende në sallë dhe gjendja e tyre mund të ndryshojë”- ka thënë Laura Nushi.
Sipas Nushit këta pacientë ndihmën e parë e kanë marrë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pastaj të gjithë janë transportuar në Qendrën Emergjente të ShSKUK-së.