Spitali i Mitrovicës hap konkurs për 29 pozita të reja

Spitali Regjional “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka hapur konkurs për 29 pozita të reja.

Katër pozita për pediatri, një infektolog, nëntë infermierë të përgjithshëm, pesë infermierë me shkollë të mesme, katër persona në pozitën e mamisë, katër mami me shkollë të mesme, një laborant, një teknik laborant me shkollë të mesme, janë duke u kërkuar të punësohen në Spitalin e Mitrovicës Jugore.

Afati për pranimin e aplikacioneve ka nisur sot dhe zgjat deri më 11.10.2021.

Duke klikuar KËTU mund të gjeni konkursin për këto pozita.