FOTO: Thaçi, Veseli, Selimi, dhe Krasniqi në Gjykatën Speciale

Specialja përmend si prova për arrestin udhëtimet e Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit në Shqipëri

Zyra e Prokurorit të specializuar ka publikuar pikat për urdhërarrestin nga ish krerëve të UÇK-së. në to flitet për ndikimin që tentuan të ushtrojnë tek dëshmitarët si dhe rreziku që të dyshuarit të ikin nga përballja me drejtësinë.

Në mesin e pikave që përmenden në këtë urdhër është edhe rreziku që të akuzuarit të ikin nga Kosova.

Prokurori pretendon se ka dëshmi se Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi udhëtojnë shpesh në Shqipëri ndërsa Thaçi e Veseli udhëtojnë edhe në vende të tjera të botës.

Kjo sipas prokurorisë ka shtuar rrezikun e ikjes së tyre dhe arratisjes. Në këtë rast përmendet edhe mungesa e marrëveshjeve të ekstradimit në mes Kosovës dhe shum vendeve të tjera të botë.

“Ka prova të artikulueshme për të besuar se ka rrezik të ikjes(fluturimit), të dyshuarit do shkatërrojnë procesin e procedurës penale, përfshirë këtu ndikimin tek dëshmitarët, viktimat apo bashkpunëtorët dhe seriozoteti i krimit, ose mënyra dhe kushtet në të cilat është kryer krimi, karakteristikat përsonale të dyshuarëve, të bërat e të kaluarës, ambienti dhe kushtet në të cilat jetojnë ose kushte të tjera personale janë indikator të rrezikut se ata do përsërisin shkelje penale ose kryejnë ndonjë krim për të cilën kanë kërcënuar se do e bëjnë. Ekzistenca e një nga këto tre rreziqe është çështje e vlerësimit të mundësisë- deri te e pashmangshmja- se rreiqe të tilla do realizohen”, thuhet në dokument.

Dokumenti pretendon se të arrestuarit kanë çasje në fonde të konsiderueshme dhe mund të kenë të gatshëm një rrjet të gjerë mbështetësish dhe zyrtarë qeveritarë, përfshirë personat me ekspertizë të sigurisë, policisë dhe inteligjencës.

“Thaçi dhe Veseli udhëtojnë gjerësisht në nivel ndërkombëtar, ndërsa Selimi dhe Krasniqi vizitojnë rregullisht Shqipërinë. Kosova ka vetëm një numër të vogël të marrëveshjeve të ekstradimit me vendet e tjera, e cila është domethënëse sepse kjo është një nga mekanizmat e bashkëpunimit për Dhomat e Sepcializuara”, thuhet në dokument.

Në konferencën për ecurinë e çështjes lidhur me ish-eprorët e UÇK, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper tha se nuk pranojnë kriteret e përmendura për ish-presidentin e Kosovës.

“Në seancën e parë, në javën e kaluar kemi cekur kërkesën për lirimin me kusht të Thaçi, nuk pranojmë kriteret e cekura për Thaçi, duam të aplikojmë mënyrat se si duhet të realizohet lirimi me kusht”, tha avokati Hooper.

Avokati i Thaçit tha dhe se sa i përket urdhër-arrestit për çështjen në fjalë janë bërë redaktime të çuditshme.

 

Kërkesa për lirim të Thaçit, avokati kërkon që Prokuroria të rishqyrtojë redaktimet në urdhërarrest