Specialët kryejnë arrestim në qendrën tregtare në Prizren

Një person është arrestuar disa minuta më parë në një qendër tregtare në Prizren.

KALLXO.com mëson se i arrestuari është me inicialet I.T., shtetas i Shqipërisë.

Ai ka qenë person i kërkuar nga policia për vrasje dhe krim të organizuar.

Arrestimi është bërë rreth orës 14:00 sot në njërën nga qendrat tregtare në Komunën e Prizrenit.

Gjithashtu arrestimi i të dyshuarit është bërë nga Njësitet Speciale.