Programi i FMT ‘Moisiu’- ON. Foto: Faceboo/TKT

Sot nis Festivali Mbarëkombëtar online i Teatrit “Moisiu”- ON

Nis sot transmetimin online i Festivalit Mbarëkombëtar “Moisiu”-ON, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Tiranës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Transmetim i shfaqjeve do të nisë nga ora 19:00, në livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse.

Gjatë këtij festivali do të transmetohen 21 shfaqje teatrore, çdo ditë deri më 14 mars 2021, në ora 19:00.

Festivali ka karakter garues dhe do të ndahen disa çmime.

Nata finale dhe ndarja e çmimeve është paraparë të mbahet në 15 mars 2021.