Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në takim me deputetët Foto: LDK

Sot mblidhet Këshilli i LDK-së, pritet të zgjidhet kryesia e re

Sot, në orën 17:30, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritët të mblidhet.

Në këtë takim LDK do të zgjedhë edhe kryesinë e re ndërsa pritët të diskutohet edhe perceptimi i publikut ndaj partisë.

“Më datë 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.

Ky takim vjen një ditë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.