Aeroplan në Aeroportin "Adem Jashari" - Foto: KALLXO.com (Arkiv)

Sot kthehen kosovarët të cilët kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se sot në mëngjes në drejtim të Tiranës kanë fluturuar 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend shkaku i pandemisë COVID-19.

“Mbi 30 nga këta qytetarë ishin studentë në Universitetin e Sharjias kurse të tjerët ishin familje dhe individë që humbēn vendet e punës pas mbylljes totale të EBA apo mbetën aty kur u anuluan fluturimet”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në EBA.

Ambasada e Kosovës ka falënderuar Ambasadën e Shqipërisë në EBA “për punën e madhe në këtë projekt të madh humanitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të EBA, FSK dhe të gjithë ata që ndihmuan që këta qytetarë të Kosovës të bashkohen me familjet e tyre”/21Media/