Foto: Marigona Qerkezi/Facebook

Sopranoja Margona Qerkezi debuton në Teatrin Shtetëror të Kroacisë

Sopranoja kosovare, Marigona Qerkezi, do të interpretojë në operën “Il Trovatore” që shfaqet me 19, 22 dhe 26 janar 2022 në Teatrin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb.

Në këtë shfaqje operistike, sopranoja Qerkezi interpreton rolin e Leonorës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë sopranoja, përmes një postimi në Facebook.

“Po e filloj vitin me një angazhim shumë të rëndësishëm për mua. Do të debutoj në Teatrin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb, në qytetin tim të lindjes. Jam shumë e lumtur të interpretoj rolin e Leonoras nga opera ‘Il Trovatore’ e Giuseppe Verdit, nën dirigjimin e Maestro Pier Giorgio Morandi dhe regjinë e Arnaud Bernard”, ka shkruar Qerkezi në Facebook.

Marigona Qerkezi është ndër sopranot më të suksesshme kosovare.  Viteve të fundit ajo është prezantuar në shumë shfaqje operistike në vende të ndryshme evropiane e më gjerë.