Sonte pritet të vijnë refugjatët afganë në Kosovë

Sonte, rreth 19:00, në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” pritet të vijnë refugjatët afganë të cilët po evakuohen nga amerikanët.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se sonte pritet të vijnë rreth 100 afganë.

Ende nuk dihet vendi se ku do të vendosen, por burimet thonë se njëri nga lokacionet e mundshme është diskutuar të jetë baza kryesore e ushtrisë amerikane në Kosovë, Kampi Bondsteel në afërsi të Ferizajt.

Që dy ditë me radhë, afganë ka pranuar edhe Shqipëria. Atje, nga tre fluturime kanë mbërritur mbi 200 afganë derisa shteti shqiptar i ka vendosur ata në disa pallate në qytetin e Durrësit