Lind fëmija i parë i refugjates afgane në Kosovë

Një refugjate afgane e moshës 28-vjeçare, ka lindur sot një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Këtë e ka bërë të ditur, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ku kanë theksuar se foshnja është lindur me peshë 3.7 kilogramë dhe është i gjinisë mashkullore.

“Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftimin e SHKUK-së.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e fëmijës është e mirë.