Sonte DebatPernime për tarifën, dialogun e politikën e jashtme

Me nisjen e fushatës parzgjedhore për zgjedhjet parlamentare, Jeta në Kosovë dhe KALLXO.com nis serinë e #DebatevePernime.

 

Në ditën e parë të këtyre debateve, do të diskutohet për tarifën 100 për qind, dialogun me Serbinë dhe politikën e jashtme.

Kandidatët për deputetë nga partitë e koalicionet që po garojnë në këto zgjedhje do të debatojnë edhe për integrimet europiane, raportet me shtetet e QUINT dhe  integrimin në organizata të tjera ndërkombëtare.

DebatPernime transmetohet sonte në orën 20:30 në RadioTelevizionin 21 dhe drejtpërdrejtë në Facebook të KALLXO.com.