Sondazh: Vetëm 20% e evropianëve e dëshirojnë Kosovën në BE  

Mbështetja për anëtarësim ishte më e vogël për Kosovën, me 20% që ishin në favor të anëtarësimit të saj dhe me 37% që ishin kundër anëtarësimit të Kosovës.

Sipas një sondazhi nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), evropianët janë përgjithësisht të hapur ndaj idesë së anëtarësimit të Ukrainës në BE, pavarësisht kostove dhe rreziqeve, por në rastin më të mirë janë të rezervuar për zgjerimin e mundshëm të bllokut të BE-së kur flitet për anëtarësimin e Gjeorgjisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian ka rekomanduar muajin e kaluar që bisedimet zyrtare të pranimit të fillojnë me Ukrainën dhe Moldavinë. 27 udhëheqësit e qeverive të BE-së do të diskutojnë propozimin në një samit të Brukselit këtë javë – megjithëse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka thënë vazhdimisht se e kundërshton hapjen e negociatave me Kievin.

Për një kohë të gjatë në prapavijë, zgjerimi është bërë një prioritet urgjent i BE-së që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës. Në muajin nëntor Komisioni Evropian i ka dhënë mbështetje gjithashtu bisedimev për anëtarësim të Bosnje dhe Hercegovinës – pasi Sarajeva të jetë gati – dhe ka rekomanduar që Gjeorgjisë t’i jepej statusi i vendit kandidat.

Sondazhi për gjashtë vendet anëtare të BE-së për Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), gjeti mbështetje të konsiderueshme për kandidaturat e Ukrainës dhe, në një masë më të vogël, të Moldavisë dhe Malit të Zi, por edhe shqetësime të thella ekonomike dhe të sigurisë.

Megjithatë, pati një kundërshtim të gjerë ndaj anëtarësimit eventual të Turqisë në veçanti, si dhe një përgjigje dukshëm të ftohtë ndaj perspektivës së Shqipërisë, Bosnjës, Gjeorgjisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për t’iu bashkuar BE-së.

Sondazhi gjeti mbështetje për hyrjen e Ukrainës më të lartë në Danimarkë (50%) dhe Poloni (47%), me opinion afërsisht të ndarë në Rumani (32% pro, 29% kundër), Gjermani (37% pro, 39% kundër) dhe Francë (29% pro, 35% kundër). Austria ishte 52% kundër.

Megjithatë, 45% e të anketuarve ishin të shqetësuar se pranimi i Ukrainës do ta dëmtonte sigurinë e BE-së, kundrejt 25% që mendonin se do ta përmirësonte atë, ndërsa 39% besonin se anëtarësimi i Ukrainës do të ndikonte negativisht në sigurinë e vendit të tyre.

Shumë qytetarë evropianë nuk shohin asnjë përfitim ekonomik nga anëtarësimi i Ukrainës. Ndërkohë që 43% e të anketuarve në Poloni dhe 37% në Rumani shohin një ndikim pozitiv për ekonominë e BE-së, 54% në Danimarkë dhe 46% në Austri parashikojnë një kosto të lartë në kurriz të BE-së.

Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) e ka identifikuar një ndarje të qartë midis vendeve anëtare “të vjetra” dhe “të reja” të BE-së në parimin më të gjerë të zgjerimit. Të anketuarit në Austri (53%), Gjermani (50%) dhe Francë (44%) kishin më shumë gjasa të mendonin se BE-ja nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj.

Në të kundërt, në Rumani një shumicë (51%) dhe në Poloni një pluralitet (48%) besonin se BE-ja duhet ta kërkonte zgjerimin. Danimarka ishte disi më e jashtzakonshme midis vendeve anëtare “të vjetra”, me vetëm 37% që e kundërshtonin çdo zgjerim të menjëhershëm.

Sondazhi u karakterizua me kundërshtim të fortë ndaj mundësisë së anëtarësimit të Turqisë në BE, me 51% të të anketuarve në të gjashtë vendet që e kundërshtojnë idenë dhe më pak se një në pesë të anketuar e mbështesin çdo lëvizje përpara për anëtarësimin turk.

Grafika e e The Guardian. Burimi: Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Shënim: Sondazhi i gjashtë vendeve anëtare të BE-së nga 7-19 nëntor 2023. 6,153 të anketuar
Grafika e e The Guardian. Burimi: Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Shënim: Sondazhi i gjashtë vendeve anëtare të BE-së nga 7-19 nëntor 2023. 6,153 të anketuar

 

Evropianët u treguan të ftohtë edhe ndaj anëtarësimit të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për t’u bërë shtete anëtare, me më pak se 30% mbështetje së bashku për pretendojnë të anëtarësohen në BE në të ardhmën.

Mbështetja për anëtarësim ishte më e vogël për Kosovën, me 20% që ishin në favor të anëtarësimit të saj dhe me 37% që ishin kundër anëtarësimit të Kosovës, Shqipëria kishte një përqindje me 24% pro, 35% kundër, Serbia 25% pro, 35% kundër dhe Gjeorgjia  25% pro, 31% kundër.

Opinioni ishte i ndarë në mënyrë më të barabartë për Maqedoninë e Veriut (26% pro, 27% kundër) dhe Bosnje-Hercegovinën (28% pro, 29% kundër), ndërsa kishte mbështetje për Moldavinë (30% pro, 28% kundër) dhe Malin e Zi (30 %  pro kundrejt 25% kundër, anëtarësimit në BE./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala