Foto: Radovan Stoklasa/Reuters/Aljazeera

Sllovakia rihap dyqanet, shërbimet e vogla dhe objektet sportive

Sllovakia ka filluar të lehtësojë masat kufizuese ndaj coronavirusit të mërkurën, duke lejuar që dyqanet dhe shërbimet e vogla të rihapen, së bashku me objektet sportive të hapura që parandalojnë kontaktin e ngushtë personal, siç janë fushat e golfit dhe tenisit, raporton Balkan Insight.

Restorantet dhe kafenetë lejohen të shesin ushqim dhe pije përmes dritareve.

“Sot ne e kemi afruar Sllovakinë një hap drejt normales,” tha Kryeministri Igor Matoviq në Facebook.

“Shijoni lirinë tua, por jini të zgjuar”, shtoi ai

Numri i rasteve me coronavirus është 1244 me 45 infeksione të reja të konfirmuara të martën.

14 persona, kryesisht banorë të shtëpive të kujdesit kanë vdekur ndërsa 284 janë shëruar.