Ilustrim

Skenderaj - Rrahin anëtarin e familjes për çështje pronësore

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur sot paradite në Skenderaj për arsye pronësore.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Avni Zahiti nga Policia e Kosovës, i cili ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona.

Sipas Zahitit, bazuar në deklaraten e viktimës bëhet e ditur se ndaj tij, dy të dyshuarit anëtar të së njëjtës familje kishin ushtruar dhunë, me ç’ rast viktima ka kërkuar treman mjekësor.

“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku mbi dyshime të bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarve që ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme të llojit pistoletë për të cilën i dyshauri nuk posedonte leje”, ka thënë ai.

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme, bëhet e ditur se ngjarjes ndërmjet anëtarve të familjes të i ketë paraprirë një kontest pronësor.

Ndërsa, pas procedurave të nevojshme intervistuese, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre jane inicuar raste për veprat penale ’’ dhunë në familje’’ dhe ‘’armëmbajtje pa leje’’.