Foto: Ilustrim

Situatë alarmante me Covid-19 në Prishtinë, 1,480 raste aktive

Kryetari Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në komunën e Prishtinës janë 1,480 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë.

Ahmeti ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat e IKShPK-së, nga data 20 mars deri sot janë 3,724 raste pozitive në Prishtinë, 2209 janë shëruar dhe 35 kanë vdekur.

“Mbajtja e maskës, dezinfektimi i duarve dhe respektimi i distancës fizike mbeten tri rregullat kryesore dhe masat mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

Ndërsa deri më tani në Kosovë numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 425, numri i të infektuarve është 11,848 dhe 7,684 janë shëruar.