Si nisi hetimi i rastit Karaçeva?

Emisioni i sotëm në “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hetimin disa mujor të institucioneve në lidhje me kapjen dhe arrestimin e më shumë se 50 personave në lidhje me rastin Karaçeva.

Me miratimin e ligjit që i bëri ilegale lojërat e fatit në Kosovë, KALLXO.com pranoi shumë innformacione se në lokacione të ndryshme po luheshin lojërat e fatit ilegalisht.

Madje informacionet tregonin se ishte ngritur një lagje në fshatin Karaçevë ku ishin vendosur objekte të cilat funksiononin si kazino.

Në bashkëpunim me ekipin e KALLXO.com, prokurorja Rozelida Manastiri filloi hetimin i cili zgjati për rreth 14 muaj.

Në hetim  ishte inkuadruar edhe Inspektorati Policor i Kosovës pasi që informacionet ishin se në rasti ishin  përfshirë edhe disa zyrtarë policorë, të cilët mundësonin që të zhvilloheshin lojërat e fatit por edhe kontrabanda me kafshë përmes rrugëve ilegale të cilat kalonin nëpër fshatrat e Kamenicës.

Në krye të hetimit për pjesën e për të cilën ishte angazhuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës ishte edhe shefi i Divizionit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Bardhyl Haxhimustafa.

Aksioni i 18 shtatorit në Karaçevë rezultoi me mbi 50 të arrestuar, 12 nga ta zyrtar policor, 13 objekte të rrënuara e kafshë të sekuestruara të cilat ishin kontrabanduar përmes rrugëve ilegale e që vinin nga Serbia.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: