Shtylla elektrike rrezikon nxënësit e shkollës 'Hilmi Rakovica' në Prishtinë

Një shtyllë elektrike e drurit po rrezikon nxënësit e shkollës ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar një video në adresë të KALLXO.com ku shihet se shtylla e drurit është pothuajse duke u rrëzuar. Në afërsi të kësaj shtylle shihet shtylla e betonit në të cilën janë kabllot elektrike.

Sipas qytetarit që ka dërguar këtë video, shtylla gjendet në afërsi të shkollës Hilmi Rakovica.