Shpallja e aktgjykimit për vrasjen në "Bon Vivant" (18.12.2020)
Shtyhet seanca gjyqësore për vrasjen në 'Bon Vivant'
Është shtyrë seanca që ishte paraparë të mbahet sot në rastin e vrasjes që ka ndodhur në ‘Bon Vivant”. Kjo është bërë pas kërkesës bazuar në shkaqe personale/familjare të të akuzuarit Masar Gërdovci.
Sipas aktakuzës së ngritur në korrik të vitit 2015, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, vrasje të rëndë, dhe armëmbajtje pa leje.
Në lokalin “Bon Vivant” më 13 tetor 2014 ishte vrarë Rrahman Uka, roje në atë lokal.
Nga shkalla e parë e gjykimit, të pandehurit Gërdovci dhe Krasniqi ishin shpallur fajtorë për vrasjen e Ukës.
Gjykata Gërdovcin e kishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa Krasniqi ishte dënuar nën cilësimin e veprës penale nga vrasje në pjesëmarrje në rrahje në kohëzgjatje prej 4 vjet e 3 muaj.
Të pandehurit Masar Gërdovci, gjykata i kishte shqiptuar dënim unik me kohëzgjatje prej 21 vjet e 8 muajve si dhe dënimin plotësues konfiskimi i armës e mbajtur në mënyrë të paautorizuar si mjet i kryerjes së veprës penale.
Ndërsa ndaj të pandehurit Krasniqi, gjykata kishte bërë ricilësimin e veprës penale nga vrasja e rëndë në pjesëmarrje në rrahje, për çka është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vjet e 3 muaj burgim.
Kurse për veprën penale të armëmbajtjes pa leje ishte liruar nga akuza.
Por ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Me aktgjykimin e shkallës së parë të datës 18 dhjetor 2020, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje në bashkëkryerje dhe 1 mijë e 500 euro me gjobë për armëmbajtje pa leje, ndërsa Sherif Krasniqi është dënuar me 6 vjet burgim për veprën ndërsa është refuzuar akuza për armëmbajtje pa leje.
Me aktgjykimin e shkallës së dytë të datës 2 prill 2021 është ndryshuar aktgjykimi i shkallës së parë vetëm në lidhje me të pandehurin Sherif Krasniqi të cilit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh.
Gjykata Supreme në përbërje nga kolegji i kryesuar nga Merjeme Memaj dhe anëtarët Nesrin Lushta e Agim Maliqi pas shqyrtimit të kërkesave për mbrojtjen e ligjshmërisë kanë vlerësuar se çështja penale duhet t’i rikthehet gjykatës së shkallës së parë në rishqyrtim dhe rivendosje.
Supremja ka gjetur se gjykata e shkallës së parë të dënuarit i ka shpallur fajtor për vrasje në bashkëkryerje duke e hequr elementin e rrezikimit të personave të tjerë mirëpo e njëjta nuk e sqaruar mirë se si i pandehuri Shefki Krasniqi ka kontribuar në vrasjen e tani të ndejrit Rrahman Uka.
Ky aktgjykim ishte atakuar në Gjykatën e Apelit, ku Prokuroria kishte kërkuar ashpërsimin e dënimit ndaj të akuzuarve.
Në rigjykim Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje dhe 1500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje ndërsa Sherif Krasniqit i ishte ashpërsuar dënimi.
Në fillim të këtij viti, gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Rrahman Ukës ka nisur për herën e tretë në Gjykatën e Prishtinës, kjo pasi Sepremja ka vendosur që kjo çështje penale duhet të shqyrtohet përsëri.
Gjykata Supreme prishi aktgjykimet dënuese të shkallës së parë dhe shkallës së dytë.