Shtyhet konferenca e Kryeparlamentares Vjosa Osmani

Konferenca për media e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e paraparë për në orën 16:00, është shtyrë për sot në orën 17:00.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ky ndërrim kohe është bërë për shkak të vazhdimit të mbledhjes së Kryesisë.

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot nga ora 14:00, ku po diskutohet për mbajtjen e seancës për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, inicuar nga LDK-ja.

Grupi Parlamentar i LDK-së të premten e kaluar i ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Sipas procedurave të legjislativit, ky mocion duhet të shqyrtohet në seancë, jo më vonë se deri të mërkurën e kësaj jave.

Kuvendi i Kosovës përmes një letre zyrtare dje i ka kërkuar opinion profesional Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për mundësinë e mbajtjes së seancës për mocionin e mosbesimit, për shkak të COVID – 19, nga i cili deri më tani janë konfirmuar 61 raste.

Kurse, sot drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani iu është përgjigjur kërkesës së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani në lidhje me seancën ku pritet të votohet mocioni i rrëzimit të Qeverisë.

Ramadani në përgjigjen e tij, thotë se nivelin e emergjencës e cakton vet institucioni dhe sipas tij ata nuk interferojnë në detyrat kushtetuese të institucioneve shtetërore.

Mocioni për rrëzimi e qeverisë, Insituti i shkruan letër Kuvendit