Shtime, shtetasi i huaj dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një shtetas i huaj dje është dërguar pa shenja jete në QKMF në Shtime.

Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar dhe janë duke e hetuar vdekjen.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.