Shteti tregon dhëmbët: ATK bastis biznesin që tallej me mërgimtarët

Javë më parë KALLXO.com publikoi një video-material ku menaxheri i një pishine në Lipjan nuk i ofronte kupon fiskal një mërgimtari.

Fjalitë si “Paguaj sepse ke pi”, ose “Nuk kemi arkë”, ishin disa prej mesazheve të dhëna në materialin e publikuar.

Informacioni është bartur tek Administrata Tatimore e Kosovës dhe sot në mëngjes bazuar në raportimin e KALLXO.com inspektorët kanë kryer kontrolle në këtë biznes.

Aty inspektorët kanë zbuluar mospërputhje në faturat e lëshuara dhe numrit të klientëve në pishinë.

KALLXO.com sjell fotografi nga aksioni i ATK-së.

Materialet filmike do të publikohen gjatë javës së ardhshme.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!