Flamuri i Polonisë, Foto: Pixabay

Shtetet baltike solidarizohen me Poloninë pas raportimeve se raketat ruse ranë aty

Shtetet baltike janë solidarizuar me Poloninë pas raportimeve se raketa ruse ranë në territorin polak, raporton CNN.

Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë u shpreh e shqetësuar pas këtyre raportimeve. Ajo tha se janë duke u konsultuar me shtetin polak.

“Lajmet e fundit nga Polonia janë mëse shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s” – shkroi Ministria në Twitter.

“Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë” – shtoi ajo.

Ndërkaq, ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks, tha se “Letonia qëndron plotësisht me miqtë polakë”.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se vendi “po mban një kontakt të ngushtë” me Poloninë.

“Lituania qëndron në solidaritet të fortë me Poloninë” – shkroi ai në Twitter, duke shtuar se “çdo pëllëmbë e territorit të NATO-s duhet të mbrohet!”.