Shtetasi polak sulmon dy policë në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetas polak është arrestuar të shtunën pasi ka shkaktuar probleme me pasagjerë e po ashtu ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur dje në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë, njëri nga policët ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, fillimisht u dërgua për tretman mjekësor në Psikiatri në QKUK e më pas është dërguar në mbajtje.