Shtegu i sapo përuruar i biçikletave në Prishtinë mbushet me vetura

Shtigjet e biçikletave në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania të përuruara para pak ditësh nga Komuna e Prishtinës nuk po shërbejnë për atë që janë të destinuara.

Fotografi të cilat kanë ardhur në adresë të KALLXO tregojnë shumë vetura të renditura mbi shtigjet e çiklistëve.