ShSKUK: 25 pacientë me COVID-19 janë me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se bazuar në raportet e datës 14 janar 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-COVID-19.

Në njoftim thuhet se me oksigjeno-terapi janë 25 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 13 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në Facebook.

Në Kosovë, javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja me coronavirus. Para 10 ditësh në Kosovë, ishin konfirmuar 38 raste të reja me COVID-19, ndërsa më 12 janar 2022 u shënuan 424 raste. Edhe numri i testimeve është rritur.