Policia e Nju Jorkut - Ilustrim, Foto: Pixabay

Shqiptarja dhe dy djemtë e saj dyshohet se u vranë nga burri polic në New York të SHBA-së

Një polic vrau gruan dhe dy djemtë e tij në New York (Nju Jork) të Shteteve të Bashkuara raporton The Guardian.

Pas vrasjes së familjes së tij, Watson Morgan (Uatson Morgan) 49 vjeçar dyshohet se vrau edhe veten.

Sipas Policisë së New Yorku-ut, fëmijët ishin të moshave 10 dhe 12 vjeç.

Viktimat u gjetën pas mesnatës së të shtunës në shtëpinë e tyre në Clarkstown (Klarksoun), afër 29 kilometra larg nga Manhattan (Manhatan), pasi që polici Watson nuk doli në vendin e tij të punës.

EuroNews Albania raporton se gruaja e vrarë, Ornela Morgan ishte shqiptare me origjinë nga Korça.

Besohet se prej vitesh, shqiptarja Ornela jetonte në New York me bashkëshortin e saj polic.

Policia amerikane tregon se Watson Morgan, rreshter policor në departamentin e Policisë në Bronxville (Bronksvill) vrau gruan e tij 43 vjeçare, dy fëmijët e pastaj edhe veten.

Vdekja e viktimave u konfirmua në vendin e ngjarjes, kurse në shtëpi u gjet një armë nga Policia.

Policia nuk ka raportuar në motivet e ngjarjes.