Shqiptarët nga Kosova renditen në vend të tretë me punësime në Kroaci
04.2.2022 - 13:18
Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, ka bërë të ditura shifrat e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë që janë të punësuar në Republikën e Kroacisë.
Sipas saj, shqiptarë nga Republika e Kosovës janë të punësuar 7 mijë e 912, ndërsa nga Republika e Shqipërisë 3 mijë e 719.
“Sipas të dhënave të fundit të MBP, gjatë vitit 2021 në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7,912 shqiptarë nga Republika e Kosovës, dmth shtetasit kosovarë janë të III-tit me vende pune në Republikën e Kroacisë. Nga Republika e Shqipërisë janë të punësuar 3,719 , shtetasit shqiptarë janë të VI- tit me vend pune në Republikën e Kroacisë”, shkroi ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook.