Foto: Edi Rama / Facebook

Shqipëri, zbulohet një vendbanim i vjetër 7500 vjet

Në Shqipëri është zbuluar një vendbanim i vjetër 7500 vjet.

Lajmin e ka dhënë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sipas Ramës, vendbanimi i hershëm është zbuluar pranë fshatit Buqezë në Lin, ku, sipas tij, po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”.

Sipërfaqja e vendbanimit prehistorik mendohet të jetë rreth 35.000 m2, ka shkruar Rama në Facebook.