Foto: CNN turk

Shpëtoi pas 133 orësh nën rrënoja, mbijetoi me një litër pije të gazuar

Barış Kuzuxhuollu, i cili u shpëtua i gjallë 133 orë pas rrënojave të shtëpisë së tij të shkatërruar nga tërmeti në lagjen Besni të Adiyaman, tha se mbijetoi duke pirë 1 litër pije të gazuar që kishte afër, raporton CNN turk.

Kuzuxhuollu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ka luajtur PlayStation gjatë tërmetit.

Duke thënë se kishte me vete 1 litër pije të gazuar dhe se kishte pirë për aq kohë sa ishte në rrënojat, Kuzuxhuollu tha: “Unë mbijetova duke pirë kola”.

Ai  u transferua në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit në Mardin pas ndërhyrjes së parë.

Lëkundjet prej 7.8 ballësh të Rihterit u kanë marrë jetën mbi 24 mijë personave në Turqi dhe Siri.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria kanë dërguar tashmë disa ekipe të kërkim-shpëtimit në shtetin turk.