Shpëtohet një ari që kishte rënë në një kurth në rajonin e Pejës

Strehimorja ‘Pylli i Arinjëve’ ka njoftuar se është shpëtuar një ari në rajonin e Pejës, që kishte rënë në një kurth.

Sipas njoftimit, fillimisht ariu është vendosur në anestezion, e më pas është bërë largimi nga kurthimi dhe është vendosur në një lokacion tjetër.

“Aksioni ka qenë sfidues por i përmbyllur me sukses, pasiqë është vendosur në anestezion ariu është liruar nga kurthimi dhe është zhvendosur në një lokacion tjetër më afër habitatit të tij, pas disa orësh është zgjuar nga anestezioni dhe ka lëvizur drejt pyjeve” – thuhet në njoftim.