Parku i Gërmisë

Komuna nuk e gjeti ariun, hapet Parku i Gërmisë për qytetarët

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate ka njoftuar për rihapjen e Parkut të Gërmisë.

Ky vendim sipas komunës është marrë pas vlerësimit të ekipit të Emergjencës dhe punës në teren.

“Ekipi i Emergjencës kanë kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi. Prandaj, që nga orët e sotme të mëngjesit, Parku është rihapur|”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në parkun e Gërmisë, afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët.

Komuna kishte konfirmuar se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, kishte mbyllur Parkun e Gërmisë për qytetarët.

Për shkak të ariut, mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë