Ilustrim

Nuk do të mbahet më prapa grilave - ariu i fundit i restorantit largohet nga Shqipëria

I shtrirë në kafazin e tij pranë një rruge të frekuentuar të Tiranës, ariu i murrmë i quajtur Mark gëlltit pa probleme një grumbull bukë dhe marule ndërkohë që, pak përtej hekurave që e kanë mbajtur rob për më shumë se 20 vjet, një mace merr pjesë në vaktin e tij të lirë.

Marku është i fundit nga dhjetëra arinjtë që mbahen në kushte të tilla jashtë restoranteve shqiptare si mjet për të tërhequr dhe argëtuar mysafirë, thotë organizata bamirëse që dshiron ta shpëtojë atë.

“Kur (ne) filluam … në vitin2016, kishte më shumë se 30 arinj të mbajtur në kafaze të vegjël”- thotë Magdalena Scherk Trettin, nga ‘Four Paws International’, përpara se t’i jepte një qetësues të fuqishëm Markut në përgatitje për udhëtimin e gjatë në Austri, vend i shenjtë që udhëheqë organizata globale me seli në Vjenë.

Kur Marku mbërriti në restorantin ‘Sofra e Ariu’, ai ishte vetëm një këlysh, tha Scherk Trettin, duke vlerësuar se ai kishte lindur në vitin 1998.

Restoranti e ndërroi pronarin një vit më parë dhe pronari i tij i ri zgjodhi ta dorëzojë dhe planifikoi çmontonin e kafazit të tij – për pakënaqësinë e të paktën një prej punonjësve të tyre.

“Sot nuk po ndihem mirë sepse po e marrin arushin. Jemi mësuar të jetojmë me (të)”- thotë’ Misir Maxhuku, detyra e të cilit ka qenë edhe përkujdesja ndaj Markut në katër vitet e fundit.

‘Four Paws’ thotë se legjislacioni i pamjaftueshëm do të thotë se arinjtë dhe kafshët e tjera të egra mbeten në rrezik të keqpërdorimit si kafshë shtëpiake apo atraksione turistike në Shqipëri, ku ka shpëtuar 11 arinj të tjerë.

Ajo gjithashtu ka shpëtuar 16 arinj në Kosovë, ku operon me një vend të dytë të strehës për arinjë.

Ekspertët thonë se, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, numri i arinjve në natyrë ka rënë në mënyrë drastike në dy dekadat e fundit pas shkatërrimit të habitatit të tyre dhe gjuetisë së paligjshme./Reuters

Përgatiti: Nuhi Shala