Ilustrim

Sa para i kurseni nëse investoni në panele solare në Kosovë

Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%)

Sigurimi i furnizmit të qëndrushëm i energjisë paraqet një faktor kyq për zhvillim e një vendi.

Kosova gjatë kësaj peridhe u përball me krizë të furnizimit me energji në sezonin dimëror, që paraqet kohën e pikut të kërkesës.

Për të kapërcyer këto sfida Kosova është vend ku mund të zhvillojë energji edhe nga burimet e ripërtëritshme, këtu hyn energjia nga dielli dhe ajo e erës (sektore në zhvillim në vendin tonë).

Energjia nga Dielli është drita dhe nxehtësia që absorbojmë përmes teknologjive të ndryshme.

Kjo energji është më e lirë se alternativat tjera të përdorura deri më tani siç janë, lëndët djegëse fosile, nafta, gazi, thëngjilli, uji.

Panelet solare prodhojnë energji elektrike falas dhe ulin faturat tuaja të energjisë elektrike.

Efekti fotoelektrik i paneleve mundëson shndërrimin e energjisë diellore në energji eklektike përmes qelizave fotovoltaike që janë pjesë përbërëse e paneleve solare.

Afrim Mahmuti nga Pylli i Arinjve në Prishtinë thotë se ka të instaluara 43 kiloWat të paneleve solare.

“Për momentin kemi të instaluara 43 kiloWat panele solare, konsiderojmë që është një investim jashtëzakonisht i domosdoshëm, sidomos në këtë krizë më energji edhe për faktin se kemi ndikuar dukshëm në zvogëlimin e shpenzimeve tona në energji elektrike”.

Deri në fund të vitit 2021 janë instaluar mbi 20 mgw të solareve bazuar në shfrytëzimin e energjisë fotovoltaike.

Kurse, tarifat nxitëse nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për panele solare në Kosovë janë aplikuar në vitin 2015.

Afrim Mahmuti thotë se nga instalimi paneleve kanë arritur të kursejnë 40% të energjisë elektrike.

“Ne kemi arritur që me këto investim të kursejmë energjinë elektrike afër 40%. Nëse me herët kemi marr faturë 1,200 euro në muaj, pasi kemi shumë shpenzime, tani kursejmë afro 500 euro në muaj”, thotë ai.

Sistemi i paneleve solare ka jetëgjatësi 20-25 vite.

Mahmuti potencon se investimi në panele solare ja vlen, pasi kjo kthehet në periudhë 5-6 vite.

“Panelet ende kanë një çmim të lartë por mendojmë që ja vlen të investohet pasi nëse ne i llogarisim kursimet deri 6 mijë euro në vit, i bie që për pesë vitet e ardhshme ne i nxjerrim shpenzimet tona, pastaj pjesa tjetër e qëndrueshmërisë deri në 25 vite ne kemi kursim total”.

Limiti maksimal për investim në panele solare për biznese është deri në 100 kilowat.

Kapacitet e instaluara të paneleve u takojnë tre kategorive: Me tarfië nxitëse, prosumatorët dhe gjeneratorët për vetëkonsum.

“Me këto panele janë të lidhura të gjitha pajisjet brenda objektit. Ne e marrim direkt shfrytëzimin e parë nga panelet, pastaj sasia që ne nuk e mbulojmë merret nga rrjeti publik, jemi të lidhur me njehësor dy kahor që bënë marrjen dhe kthimin qoftë nga panelet qoftë nga rrjeti i KEDS”, ka thënë më tej Mahmuti.

Burim Zhitia nga Qendra e Studentëve në Prishtinë thotë se përmes paneleve solare ngrohin ujin në të gjitiha konviktet e studentëve.

“Në qendrën e studenteve kemi të instaluara pesë sisteme të solareve, përmes tyre bëjmë ngrohjen e ujit sanitar”.

Sipas tij, qendra arrin të kursejë 30% nga faturat e energjisë elektrike.

“Sasia e ujit që ngrohet përmes tyre është 70 mijë litra, këtë ujë e përdorim për sanitari, prej momentit të instalimit të këtyre sistemeve kemi kursim rreth 30% në faturat e energjisë elektrike”.

Përdorimi i paneleve rrit industrinë e gjelbër dhe shton vende të reja pune.

Në Kosovë operon një fabrikë për prodhimin të paneleve fotvoltaike.

Liridon Maliqi, drejtor i shkollës “Qamil Batalli”, Prishtinë thotë se nga panelet solare ngrohin ujin në gjithë shkollën dhe kursejnë mbi 200 euro nga fatura mujore e energjisë.

“Janë të vendosura tri panele solare me nga katër pllaka të cilat janë të lidhur me gypat e ujit që ngrohë bojlerin e shkollës i cili pastaj na mundëson që të kemi ujë të ngrohtë në të gjitha bateritë në shkollën tonë, qoftë edhe ne kabinat e dushit ne palestrën sportive”.

Me instalimin e paneleve solare ju ulni emetimet tuaja të karbonit dhe çmimin e faturës mujore.

Mbi 97% e prodhimit të energjisë në Kosovë sigurohet nga thëngjilli.

Qeveria e Kosovës ka plan që në dekadën e ardhshme të investojë miliona euro në alternative tjera të prodhimit të energjisë; si ajo e diellit dhe erës.

Sektori i Energjisë, përfshin rreth 86% të emetimit të përgjithshëm të gazeve serrë në Kosovë ose 8659 Gg CO2 eq. Emisionet e gazrave serrë për këtë sektorë janë kalkuluar sipas metodologjisë IPCC dhe CRP, duke zbatuar faktorët e emisionit relevant sipas TIER 1.

Sipas një raporti të AMMK-së, mundësitë kryesore për reduktimin e emisioneve nga ky sektor janë rritja e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë: energjia diellore, energjia e erës, ujit, reduktimi i përdorimit të thëngjillit për prodhim të energjisë, zbatimi i masave për zvogëlimin e konsumit të lëndëve djegëse në sektorin e amvisërisë, zbatimi i standardeve EURO për regjistrimin e veturave, përdorimi i transportit publik dhe promovimi i transportit të qëndrueshëm me më pak trafik motorik, çiklizëm etj.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.