Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti: Testi PCR mbetet i vetmi që e tregon praninë e virusit COVID-19

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kanë arritur kapacitetet për kryerjen e 120 testeve në ditë.

Sipas Ahmetit, këto teste, gjysma është testim i pacientëve me simptomë ndërsa gjysma tjetër e punëtorëve shëndetësor dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial.

“Po ashtu jemi në përgatitje të protokolleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga Covid e tjetra e prevalencës. Për to duhet të kemi aprovimin e Komitetit Etik të Odës së Mjekëve. Jemi në koordinim edhe me studiues ndërkombëtar. Nga ditët e para na dalin edhe disa informata interesante por që nuk mund të merren si statistika të qëndrueshme”, ka shkruar Ahmeti duke shtuar se testi PCR edhe më tutje mbetet testi më i sigurt i dëshmisë që një person ka ose nuk ka virus.

Ahmeti ka treguar se gjatë ditës së djeshme nga 60 pacientë me simptomë, 21 kanë rezultuar me anti trupa, pra ose që janë në javën e dytë të infeksionet ose që e kanë kaluar.

Ndërsa nga 43 punëtorë të mjekësisë familjare në Prishtinë, vetëm 2 kanë rezultuar me antitrupa. (P simptomë dhe nuk e kanë ditur që e kanë pas), kurse nga 28 punëtorë të një drejtorie, vetëm 1 ka rezultuar me antitrupa.

Të gjithë, sipas Ahmetit janë rekomanduar në vetizolim.