Shpallën finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmes’ 2023

“Stacioni”- Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka shpallur finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmes” 2023.

Përmes një njoftimi për media kjo qendër ka bërë të ditur se finalistë të këtij çmimi janë Renea Begolli, Shkamb Jaka dhe Arbesa Musa.

Ekspozita e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2023 me artistët finalistë për këtë vit do të hapet më 10 nëntor 2023.

Fituesi do të shpërblehet me një program dy mujor të qëndrimit artistik në Nju Jork, SHBA, në Residency Unlimited në periudhën qershor-korrik 2024 dhe një ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të “Stacion” – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për vitin 2025.