Shkon në 29 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Deri më tani ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi të premten mbrëma Turqinë. Ndërsa mbi 1000 janë lënduar.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që kërkimet janë duke vazhduar.

Punën për ekipet e shpëtimit po e vështirëson edhe moti i ftohtë. Në mëngjesin e së shtunës, temperatura në vendin ku ndodhi tërmeti ishte -8 gradë./21Media