Shkon në 25 numri i viktimave nga tërmeti

Ministria e Autoritetit të Menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave të Brendshme (AFAD) në Truqi ka njoftuar se numri i njerëzve që vdiqën nga tërmeti në Izmir ka shkuar në 25, raporton “TRT haber”.

Tërmeti me magnitudë 6.6 në Detin Egje u regjistrua të premten rreth orës 14:51, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit, transmeton rtv21.tv. Ekipi i shpëtim-kërkimit po vazhdon punën në 9 ndërtesa./21Media