Personi iArrestuar Ilustrim

Shkojnë të merren vesh për një problem, i dyshuari ua ekspozon armët

Një person është arrestuar pasi i njëjti po dyshohet se mbajti ilegalisht armë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte kërcënuar disa persona të tjerë duke u ekspozuar armët pasi që të njëjtit kishin shkuar të bisedonin me të për një problem të mëhershëm.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës.

“Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, me datën 02 korrik 2020, ёshtё informuar nga viktimat e rastit, viktimat se bashku me dëshmitaret kishin shkuar pёr tё biseduar me tё dyshuarin pёr njё problem tё mëhershëm, aty personi i dyshuar kishte ekspozuar armen viktimave ne fshatin Zllakuqan-Klinё”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu policia ka njoftuar se pas marrjes së informatave menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin ndërsa janë bërë bastisje edhe në dy objekte të personit.

46 vjeçarit me inicialet R.K gjatë bastisjes i janë gjetur, një pushkë automatike, dy pistoleta, dy karikator dhe nëntë fishekë.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.