Parlamenti i Malit të Zi - Foto: VOA

Shkarkohet qeveria e Malit të Zi

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar me shumicë votash mosbesimin ndaj Qeverisë së Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Mediat malaziase njoftojnë se në votim morën pjesë 54 deputetë. Pro rrëzimit të qeverisë (mocionit të mosbesitimi) votuan 43 deputetë të opozitës dhe të grupit parlamentar “E zeza në të bardhë”.

Kundër ishin 11 deputetë (Demokratët, të Drejtët dhe Mali i Zi i Bashkuar).

Para votimit, sipas mediave malazeze,  deputetët e Frontit Demokratik (DF), Lëvizjes për Ndryshim (PzP) dhe Partisë Popullore Socialiste (SNP) u larguan nga salla plenare.