Në kërkim nga Italia për trafikimin e 100 kg kokainë, i dyshuari kapet në Shëngjin

Një 39-vjeçar, shtetas shqiptar, është kapur në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike.

“Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi A. S., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali. Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe shtetasi A. S. me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës” – ka njoftuar Policia e Shtetit.