Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Shërbimi Korrektues ndalon lejet për fundjava për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 11 janar do të ndalojë përkohësisht lejimin për fundjava për të dënuarit derisa ka njoftuar se do të vazhdojnë me vizitat e lira dhe vizitat familjare.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 11 janar 2021, do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit. Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare”, thuhet në njoftim të SHKK-së.

Sipas njoftimit, vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një anëtari të familjes.

Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anti-covid, ( dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës).