Shënohet rekord i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë

Kosova ka shënuar rekord të rasteve pozitive të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimeve zyrtare të institucioneve shëndetësore në vend, në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 4,397 raste pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë rezultuar pozitivisht 190,793 qytetarë.

Në total, 3,002 qytetarë kanë vdekur nga COVID-19.

Numri më i madh i rasteve pozitive janë në Komunën e Prishtinës, kurse në total janë 25,458 raste në gjithë Kosovën.

Rritje e madhe e rasteve pozitive, vetëm sot mbi 4 mijë persona kanë rezultuar pozitivë