ARKIV: Pamje nga ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit e dalluar civilë - Foto: KALLXO.com

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civil

Ministria e Administratës Publike (MAP), gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizojë sot shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

Më këtë rast do të bëhet dhe ndarja e mirënjohjeve për kontributin dhe angazhimin e nënpunësve më të dalluar të vitit në Republikën e Kosovës.

Dita e Shërbyesve Civilë shënohet në gjithë botën me 23 Qershori kur edhe ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ditë është caktuar si datë tradicionale për shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për Shërbyesit.

OKB-ja, me këtë rast, inkurajoi vendet anëtare, në mënyrë që nga viti 2003 të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë, në proceset e zhvillimit të shoqërive.