SHBA miraton dozën e tretë të Pfizer, ja grupet që përfshihen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për personat mbi 65-vjeç dhe për ata që dozën e fundit të vaksinës e kanë marrë para 6 muajsh.

Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit(FDA) gjithashtu autorizoi që të rriturit në rrezik të lartë nga sëmundja dhe personat që punojnë në vijën e parë kundër virusit Covid-19 të marrin një dozë përforcuese. Kjo do të thotë që dhjetëra milionë amerikanë tashmë janë të përshtatshëm për dozën e tretë.

Gjithsesi doza e tretë e vaksinës kërkon aprovim nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDS) në SHBA, transmeton top channel.

Sipas medieve amerikane, panele të pavarura nga CDS janë duke mbajtur takime të mërkurën dhe të enjten dhe pritet të miratojnë këtë lëvizje shumë shpejt.