Nju Jork, SHBA

ShBA, mbi 6 mijë raste me COVID-19 janë raportuar vetëm sot

Mbi 6 mijë raste me COVID-19 janë paraqitur sot në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ndërsa mbi 335 vdekje janë raportuar vetëm në 24 orët e fundit duke bëtë që numri i të vdekurve në këtë vend të jetë mbi 50 mijë.

ShBA ende e mban primatin për numrin e testeve të kryera, numër ky, i cili tashmë është afër 6 milionë, sipas Worldometers.

Mbi 17 mijë teste janë kryer në raport me 1 milionë shtetas amerikanë, ndërsa janë vetëm 173 vdekje në raport me këtë numër.

Mbi 139 mijë amerikanë janë shëruar nga COVID-19, kurse janë mbi 800 mijë raste aktive