Ilustrim

Sekuestrohen armë në Mitrovicë e Vushtrri

Gjate ditës se sotme në kohë të ndryshme dhe në dy raste të ndara njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri, kanë sekuestruar dy armë.

Zëdhënesi i policise për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se rasti i parë i sekuestrimit të një pistolete është bërë në fshatin Ovqar të Mitrovicës.

Mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armës te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, të cilën i dyshuari e posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një pistolete është bërë  në rrugën “Kadri Zeka’ në Vushtrri.

Tuje policia ka njoftuat se sekuestrimi i armës vije si rezultat i një hetimi dhe identifikimi pasi i dyshuari ditë më parë në rrjetet sociale kishte shpërndarë një video  duke shtënë me armë.

Dy armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale.

Ndaj të dyshuarëve janë iniciuar raste për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘përdorim i armës’.