Seanca e radhës në rastin e Thaçit mbahet javën e ardhshme

Seanca e radhës në rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale, do të mbahet të mërkurën, më 18 nëntor.

Në këtë ditë, pritet të zhvillohet konferenca për ecurinë e çështjes.

Kështu është bërë e ditur në kalendarin e caktuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Paraqitja e parë e Thaçit në Gjykatën Speciale ishte të hënën, 9 nëntor.

Thaçi u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare.

Thaçi pasi u konfirmua aktakuza dha dorëheqje nga posti i presidentit.