
Sadiku: Shtohen shërbimet laboratorike në QKMF në Prishtinë
31.1.2023 - 21:45
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se nga 1 shkurti në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do të kryhen analizat T3, T4, TSH dhe HbA1c.
“Duke filluar nga data 1 shkurt 2023, laboratori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të fillojë të punojë çdo ditë pune për kryerjen/procesimin/ e analizave”- ka shkruar Sadiku.
Drejtori ka thënë se numri i analizave është rritur duke marrë parasysh numrin e lartë të pacientëve të prekur nga sëmundja e diabetit dhe gjëndrës tiroide.