Ilustrim

Sadiku: Nesër vjen një fluturim me persona që kanë marrë trajtim mjekësor në Turqi

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka thënë për KALLXO.com se nesër vjen një fluturim nga Turqia me persona që kanë marrë trajtim mjekësor qe disa javë në spitalet e Turqisë.

Sadiku ka shtuar se këta persona me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të lirohen për në shtëpi.

“Nesër vjen një grup prej Turqisë, ata janë shumica që kanë marrë trajtim mjekësor atje që kanë mbetë qe 2-3 javë nëpër spitale dhe sipas rekomandimeve edhe ata do të lirohen për në shtëpi”, ka thënë Sadiku për KALLXO.com.

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka njoftuar sot në Kosovë ka ardhur një fluturim nga Zvicra me rreth 107 persona dhe shumica prej tyre janë vendosur në karantinë, në Qendrën e Studentëve.

Sadiku ka shtuar se rreth 50 prej tyre me rekomandim të Institutit janë liruar për në shtëpi.

Personat që janë liruar janë persona mbi 70 vjeç, gra shtatzëna, të mitur në 18 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.