
Sabri Hamiti, dëshmitar në seancën për rastin e Glauk Konjufcës si i akuzuar për për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016. Foto: Shqipron Xhema KALLXO.com
Sabri Hamiti shkoi në gjykatë për të dëshmuar për aktakuzën ndaj Glauk Konjufcës
Në seancën e gjykimit ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pritej që të dëshmonte ish-deputeti Sabri Hamiti, por Konjufca nuk ishte i pranishëm në Gjykatë.
Konjufca po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 10 gusht 2016.
Sabri Hamiti në atë kohë ishte nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Herën e fundit, më datë 25 tetor në gjykimin ndaj Konjufcës dëshmoi ish deputetët Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri.
Seanca për rastin e Glauk Konjufcës si i akuzuar për për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016. Foto: Shqipron Xhema KALLXO.com
Sipas aktakuzës të prokurorisë, Konjufca akuzohet për veprën penale, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për veprën pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Në aktakuzë përshkruhet se në seancën e kuvendit të datës 10.08.2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.